
Menjëherë ai u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Theksojmë se deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të miturit. Ky aksident është regjistruar vetëm disa metra larg vendit ku dhe humbi jetën 8-vjeçari Enio Tabaku.
Banorët e kësaj zone disa herë kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar më tepër siguri, duke e përshkruar këtë aks rrugor si “rrugën e vdekjes”..