..Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 si vitin më të keq.
Bieta: Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ato që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë....
Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup, për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë
Së fundmi, Bieta nëpërmjet disa postimeve ka zbuluar një pjesë të apartamentit të saj modern...
Në fotot e publikuara në Instagram, shihet se shtëpia e Bietës dhe Albanit është me dy kate me shkallë nga brenda dhe mbizotëron kryesisht ngjyra e bardhë dhe kafe.
Në një foto tjetër ku ajo shihet duke pozuar përpara pasqyrës, shihet edhe një pjesë e kuzhinës së saj moderne ku gjithashtu mbizotëron ngjyra e bardhë.
“Gati për xhiro xhiro.”, shkruan Bieta Sulo bashkëngjitur fotove që u komentuan gjatë nga fansat.....