E pamoralshme! Sali Berisha nxjerr gruan e Altin Dumanit, lidhja me njeriun e…(video)..

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot në një konferencë për media para gazetarëve, ku edhe këtë herë nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Por jo vetëm kaq, Berisha ka nxjerrë “live” edhe foton e bashkëshortes së Altin Dumanit, nga një drekë familjare teksa hedh akuza për Dumanin dhe lidhjet që ka me një person që është drejtor në Bashkinë e Tiranës...

Kjo është një ngjarje e paprecedentë, jo vetëm se familja e Dumanit është në mbrojte për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që merr kreu i SPAK, por edhe për publikimin e fotos së një gruaje që nuk është fytyrë publike.

“Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij”, tha Berisha ndër të tjera teksa tregonte fotografin që ishte edhe gruaja e Dumanit...

Pjesë nga fjala e Berishës

Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.

Previous Post Next Post