Endri e shpjegoi lidhjen si një ngjarje që ndodhi rastësisht pas tre vitesh bashkëpunimi, ndërsa Ola e theksoi se askush nga ta nuk e kërkoi, por lidhja u zhvillua natyrshëm për shkak të kohës që kalonin së bashku për punë. Megjithatë, lidhja e tyre ka ngjallur komente dhe spekulime, veçanërisht në rrjetet sociale. Ola Bruko reagoi ndaj këtyre komenteve, duke theksuar se shumë njerëz e akuzuan për ndarjen nga ish-bashkëshorti për shkak të Endrit..
një gjë që e konsideron të padrejtë dhe të dhimbshme. Ajo shpjegoi se nuk kishte prishur familjen për Endrin dhe se lidhja e saj me të kishte filluar pasi ajo nuk ishte më e martuar. Ola shtoi se spekulimet mund të kenë një ndikim të keq tek fëmijët e saj, të cilët i duan shumë Endrin dhe mezi presin ta takojnë....