Gumëzhin rrjeti: Ky është djali 20-vjeçar i Parashqevi Simakut. Një ngjashmëri e dukshme me mamanë e tij...


Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me këngëtaren që së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, Parashqevi Simaki

Nga hetimet e bëra në rrjet, është zbuluar portreti i djalit 20-vjeçar i këngëtares në fjalë, i cili është identifikuar si Luke Nolfe.

Që në pamje Luke duket se ka një ngjashmëri të theksueshme me mamanë e tij..

Elton Ilirjani i cili edhe ka marrë përsipër të ndihmojë artisten në SHBA tha në një postim në Insta Story se: ”Mendoj se kam gjetur djalin e Divës! Zoti është i Madh! Djali është e vetmja shpresë! Falënderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë.”

Ky postim ka ngjallur kuriozitet dhe ka krijuar shumë pyetje në rrjetet sociale, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme duke zbuluar edhe portretin e tij tashmë 20-vjeçar.

Pavarësisht këtyre, akoma nuk ka detaje të tjera që sqarojnë më tej këtë zhvillim, por ky lajm ka emocionuar ndjekësit dhe ka ngjallu goxha shpresë për familjen e Parashqevisë....


Previous Post Next Post