Historia e trishtë e Parashqevi Simakut, kalvari i vuajtjeve dhe video që e riktheu: “Duhet ta gjejmë,jeton me ndihmat si e pastrehë, ka pësuar...

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa.

Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar sot nga Blendi Fevziu ka ngritur në këmbë të gjithë rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’. Gruaja në video (me siguri këngëtarja gjeniale nga Kavaja) është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Në videon e Fevziut kanë vërshuar komentet e qytetarëve, që e kanë njohur menjëherë këngëtaren shqiptare, të cilën mërgimi e bëri një fytyrë të harruar për vendin e saj.

“A di te me jape njeri me shume info per kete video?”– shkruan Fevziu, teksa një pjesë e komentuesve e shtyn ta gjejë për ta ndihmuar, ndërsa pjesa tjetër e kritikon të mos i prishë privatësinë pa dëshirën e saj.

Pak minuta më parë, Blendi Fevziu sqaron si është e vërteta e këngëtares shqiptare. 

Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiëtare e cila u largua në vitin 1991 drejt SHBA-ve. Unë e kam takuar Parashqevi Simakun për herë të fundit në vitin 1995, në atë kohë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Angeles dhe synonte Hollivudin. Ndërsa sot, të gjitha informacionet më thonë që ajo është e pastrehë, pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si e pastrehë…” – thotë Fevziu duke shtuar se ka pasur kontakte edhe me biznesmenë të njohur në Amerikë, të cilët janë ofruar për ta ndihmuar. 

Nga ana tjetër, edhe gazetarja e njohur Mira Kazhani ka reaguar lidhur me gjendjen e Parashqevisë ndërsa është kontakuar nga kushërinj të largët, të cilët i rrëfejnë historinë e trishtë të këngëtares që ka lënë gjurmë të thella e të paçmuara në historinë e muzikës shqiptare.

Previous Post Next Post