
Mësohet se shtetasi që ka humbur jetë është Gjevalin Ndue Lika, 42-vjeç. Dyshimet e para janë se humbja e jetës është shkaktuar nga arresti kardiak.
Lika ishte arrestuar në 2015 për dhunë në familje dhe Gjykata e Tiranës, kishte caktuar ndaj tij masën e mjekimit të detyruar....
Në këto kushte ai ishte vendosur në IEVP e Krujës, më pas ishte transferuar në IEVP-në Lezhë, ku ndodhej prej 3 vitesh.
Sipas raportimeve, 42-vjeçari vuante nga skizofrenia dhe trajtohej me medikamentin Resperidon....