Ndërron jetë ikona e kinematografisë spanjolle Marisa Paredes...


Marisa Paredes, një aktore e mirënjohur spanjolle e cila arriti famë ndërkombëtare duke luajtur në shumë filma të regjisorit Pedro Almodovar, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Aktorja ikonë ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spitalin Fundación Jiménez Díaz në Madrid. Aktorja u dërgua me urgjencë në spital në mbrëmje pasi nuk ndihej mirë, por nuk ia doli të shpëtonte.

Paredes filloi të aktrojë në moshën 14-vjeçare ndërsa ndër vite u shfaq në më shumë se 75 filma gjatë karrierës së saj, duke përfshirë “All About My Mother” të Almodovar, “The Floëer of my Secret” dhe “High Heels”, duke fituar emrin “Almodovar’s girl”...

Previous Post Next Post