
Video e saj teksa merrte ndihma sociale nga shteti amerikan ‘mori dhenë’, e ndërsa të shumtë ishin shqiptarët që vrapuan për ta gjetur atë, të madhen Parashqevi.
Mbrëmjen e kaluar biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku, ku kanë kaluar një darkë së bashku.
Parashqevia, që nuk e ka humbur finesën e aq më pak zërin e saj ikonik, ka kënduar mbrëmë për atdheun, Shqipërinë..
SHBA– Elton Ilrjani pasi akomodoi në një dhomë teje luksoze këngëtaren në nevojë, Parashqevi Simaku, ka ndarë foto e video nga darka me të
Teksa shihen që sëbashku ja kanl marrë edhe këngës, biznesmeni i njohur i është ulur në gjunjë ndërsa shton se këtë gjest e ka bërë për të gjithë shqiptarët.
Ai zbulon gjithashtu se i kanë ndaluar shumë shqiptarë nëpër rrugët e New Yorkut pasi i kanë parë sëbashku dhe tashmë Parashqevinë e veshur mirë, të krehur e pa i munguar buzëkuqi siç të gjithë shqiptarët e mbajnë mend artisten e madhe