Agron Llakaj ka shpërndarë një mesazh emocionues dhe të ngrohtë për nënën e tij, duke e uruar për 80-vjetorin e saj.
Goni shprehet se për vuajtjet që kanë kaluar gjatë viteve të fundit, duke përmendur humbjet e të dashurve dhe lotët që kanë rrjedhur, nëna e tij ka refuzuar që fëmijët, nipër e mbesa t’i festojnë ditëlindjen.
“Gezuar 80 vjetorin mama! Ti ke lindur ne diten e bekuar te Santa Luçia..dhe ke emrin Dritë. E di shume mire qe ne vitet e fundit jemi me lote rrokullisur ne faqe,kemi humbur njerez te shtrenjte dhe ky ishte shkak qe ti nuk pranove te festoje sot por thjesht u gezove me pranine tone te ty. Mama, ti je dhe mbetesh nje heroine per te 7 femijet qe linde dhe rrite,ke punuar ne pune burrash duke sakrifikuar rehatine dhe duke dhene gjithcka qe ne te merrnim jete dhe krahe…,une e kam te gdhendur ne memorjen time gjithcka…,e ste them dot jeto me kujtime te bukura,kemi nje mal dhimbje ne shpirt dhe e kuptoj dhe refuzimin tend. Por une dhe femijet e mi familjarisht te urojme te behesh 100, te kesh shendet dhe jete mama!E di shume mire qe dhe engjejt tane nga atje lart na dergojne urime per ty. Gezofsh cdo dite mama! “, shkruan Agron Llakaj..
