Shkatërrove familjen tënde për Endri Priftin, Ola Bruko ua mbyll gojen te gjitheve, ka dicka per te thene per publikun...

me Salsano Rrapin dhe Elona Duro kanë qenë këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja Ola Bruko.

Prej disa muajsh tashmë dyshja janë zyrtarisht në një romancë, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth lidhjes së tyre..

Ola Bruko ka qenë më parë e martuar dhe ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë beqar.

Megjithatë, lidhja e tyre ka ngjallur komente dhe spekulime, veçanërisht në rrjetet sociale. Ola Bruko reagoi ndaj këtyre komenteve, duke theksuar se shumë njerëz e akuzuan për ndarjen nga ish-bashkëshorti për shkak të Endrit, një gjë që e konsideron të padrejtë dhe të dhimbshme.

Ajo shpjegoi se nuk kishte prishur familjen për Endrin dhe se lidhja e saj me të kishte filluar pasi ajo nuk ishte më e martuar. Ola shtoi se spekulimet mund të kenë një ndikim të keq tek fëmijët e saj, të cilët e duan shumë Endrin dhe mezi presin ta takojnë



Previous Post Next Post