18-vjeçari shqiptar mik i pandashëm me marokenin, të dy humbën jetën tragjikisht në Itali! Tre të tjerë të plagosur!


Dy të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik rrugor në Vignola të Italisë jetonin të dy në Marano sul Panaro, në provincën e Modenës. Një shoku i tretë, i cili udhëtonte me ta në të njëjtën makinë, ka mbetur i plagosur rëndë.

Idris Kreshpaj, vetëm 18 vjeç, i lindur në Pavullo dhe jetonte me familjen në Marano. Në të njëjtën ndërtesë banonte edhe Rida Sidrine, 24 vjeçe, me origjinë marokene, por banues në qytetin kodrinor në provincën e Modenës.


Dy djemtë ishin fqinjë dhe miq prej kohësh, siç raportohet nga Resto del Carlino!

Previous Post Next Post