Aksident tragjik në vend, makina përplas për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton fëmija i saj 2-vjeçar!


Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 18:35 në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë

Shtetasi A.T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur shtetasen L. Gj., 30 vjeçe, dhe fëmijën e saj 2 vjeç, të cilët ishin këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit, L. Gj. ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa fëmija i saj ka shpëtuar dhe nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për hetime të mëtejshme!



Previous Post Next Post