Braktisi foshnjën në garazh, 30 vjeçarja: E linda aty dhe e lashë se më braktisi i dashuri! Nëna e saj: Nuk e dinim se ishte shtatzanë!


Nëna e foshnjës së porsalindur e mësoi në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit që e braktisi në një bodrum pallati në yzberisht... Pas masës 'arrest shtëpie' të caktuar nga gjykata e Tiranës, 30 vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj e kishte braktisur dhe nuk ishte interesuar për shtatzaninë e saj. 

“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja. 

Ndërkohë e ëma e saj ka deklaruar:

“Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra”

Previous Post Next Post