Histori e dhimbshme/ ”Se mori vesh”, nëna e Hueyda El Saied: Babai i saj vdiq disa ditë para saj, ajo nuk e dinte qe!


Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në Nëntor të vitit 2021, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Nëna e saj, Diana Çoku rrëfeu këtë të shtunë në studion e “Rudina”, se artistja aq e dashur për publikun vetëm pak ditë përpara se të shuhej kishte humbur edhe babain, lajm të cilin nuk e mori vesh ku rrë, pasi siç tregoi e ëma e saj, 46-vjeçarja ishte shumë sëmurë

Diana Çoku: Më 23 Mars mamaja ime iku dhe më datë 10 Nëntor i vd i q i ati Hueyda-s, në Arabi Saudite.

Hueyda El Saied ishte me origjinë nga Sudani. Ajo lindi në qytetin e Tiranës dhe u rrit vetëm nga e ëma pa praninë e të atit.

E qeshur, vitale, e talent, pse Hyeda el Sayed ishte kaq e dashur për shqiptarët…

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët Huyeda el Sayed ka ndërruar jetë Raportohet se 46-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital të Francës..

Ajo ishte multitalent dhe me një buzëqeshje që nuk e hiqte kurrë nga portreti i saj vital. Plot energji pozitive ajo rrëfente gjithë emocion historinë speciale të jetës së saj në të gjitha studiot televizive ku ishte e ftuar.

Ajo që e bënte padyshim këdo ta dëgjonte me ëndje teksa fliste, ishte mënyra si i përshkronte ngjarjet. Ajo rrëfente plot krenari faktin se kishte origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

E ftuar në një emision televiziv ca kohë më parë ajo rrëfeu dhe ca anë të errëta të historisë së familjes dhe si ishin vendosur në Shqipëri.

Që t’iua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, stërgjyshi im ka qenë peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani në Durrës, ku njohu një grua të re që vinte nga Turqia”, nisi rrëfimin ajo

Më tej, tregoi me lot në sy një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3-vjeçare për 16 vjet.

Sipas saj, në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Hyeda ka provuar disa fusha artistike dhe televizive, të cilat e kanë kthyer në një figurë të dashur për të gjithë. Prej vitesh ajo ishte zhvendosur jashtë vendit bashkë me të birin, Gabriel, por herë pas here kthehej në Shqipëri për të takuar miqtë dhe të afërmit.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë dhe do të kujtonim disa nga programet televizive që bukuroshja e ekranit ka prezantuar do të përmendnim: “Një këngë për ty”, “7 nga shënimet e mia dhe Kioska” dhe “Në restorant”. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.

Ajo ka qenë po ashtu balerinë e suksesshme, por është edhe një piktore shumë e talentuar. Në një intervistë për Revista Who, Hueyda ka zbuluar 10 gjërat që nuk dimë ende për të…

Familjarët ose miqtë e ngushtë më thërrasin Edi sepse kur isha e vogël nuk arrija të shqiptoja emrin tim.

-Jam juriste. Ju më njihni si prezantuese, balerinë apo piktore, por studimet e larta i kam kryer për drejtësi në ‘Fakultetin e drejtësisë’ në Tiranë. Kam bërë dy master, një për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare’ dhe tjetrin për të ‘Drejtat e njeriut’ në universitetin e Romës, Itali.

Jetoj në Luksemburg. Pas 20 vitesh rezidente franceze, ku kam jetuar në Paris, jam shpërngulur me tim bir prej disa vitesh në Luksemburg ku jetoj dhe punoj!

Previous Post Next Post