Dua ti them publikut të gjerë që çështja e Parashqevi Simakut nuk është nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një çështje e I cila zgjidhet me para, sepse pot ë zgjidhej me para do ta kisha zgjidhur që orën e parë. Nuk është një çështje sic jemi mësuar që mund ta blejmë dhe mund ta kurojmë me para.
Duhet të mësojmë që shumë gjëra në jetë nuk zgjidhen me para, por me dashuri. Dashuria është ajo që I ka munguar kësaj zonje që në fillim pasi është parë gjithmonë si object siç sikohen të gjitha gratë në Shqipëri.
Ditën e parë që jemi takuar nga dëshira dhe nga lumturia që e gjetëm nuk i pamë më rëndësi shumë sjellje të saj që ishin edhe të kamufluara. Mund të them që të paktën 2 javët e para kishte një sjellje të mrekullueshmje, kuptohet që kishte kërkesa të forta dhe njëra ishte e panegociueshme që ishte djali i saj dhe ish-bashkëshortin e saj që ajo ende mendon se e ka bashkëshort dhe se pranon që ai është I amrtuar dhe ka edhe një vajzë me gruan tjetër!