Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Shkodër.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare tërmeti ka patur një magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej 15.2 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Velipojë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por ka shkaktuar panik tek banorët!