Aktualisht Parashqevia është në Neë York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.
Burime pranë komunitetit të artistëve shqiptarë në Neë York, bënë me dije se në planet e tyre tashmë është edhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri. Sakaq, rikthimi në muzikë, është tashmë një fakt, pasi aktualisht artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë një bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. E pas këtij hapi, përgatitjet e radhës do të jenë për një rikthim të sajin në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.
Vetë Eltoni në intervistat e dhëna është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por tashmë që çështja e saj ka marrë përmasa kaq të mëdha dhe ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë këngëtares, të flasin për një mundësi rikthimi të Parashqevi Simakut në Shqipëri.
Sipas informacioneve më të fundit, Parashqevi do të jetë në Tiranë gjatë verës.
Shiko edhe: Biseda e parë i Parashqevisë me djalin të dy shpërthejnë në lot!