Kryeministri Rama ka postuar një video ku tregon se në Korçë ose në “Parisin e vogël” janë 160 bujtina ku mbi 500 turistë mbushin qytetin dhe bujtinat fantastike.
Turizmi ka një rritje të madhe, aqsa edhe emigrantët po turren të kthehen dhe të ndërtojnë bujtina në fshat.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka ardhur koha për qendrën e parë turistike të skive në Shqipëri.
Ajo do të realizohet në Korçë, që sipas Kryeministrit do ta fusë zonën në hartën europiane të turizmit të skive!
