Kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshjen për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Nga Abu Dhabi, kreu i qeverise u shpreh se Shqipëria ka ambicien për t’u bërë e pavarur nga importi energjitik dhe së shpejti do t’i japë vendit tonë rolin e eksportueses ne BE.
“Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministren e Italisë, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta. Kjo shkon edhe në funksion të ambicies për t’u bërë të pavarur nga importi por na jep edhe një rol së shpejti si eksportues në BE. Nga 1 shkurti do të bëhemi zyrtarisht i vetmi vend europian që ulim çmimin e energjisë me 10.5%”, tha Rama!
