Alarmi nga meningiti/ Sapo vjen LAJM I MIRË! Mjekja: 14-vjeçari i prekur!!

Është shëruar plotësisht 14-vjeçari, i cili u prek nga meningiti në Durrës.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo, e cila ka deklaruar se i mituri ka dalë nga spitali...

Rasti i 14-vjeçarit ngjalli panik tek prindërit, e po ashtu tek nxënësit dhe mësuesit e shollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” që i mituri frekuentonte.

Shefja e shërbimit infektiv shprehet se: “rastet me meningit të shkaktuar nga meningokoku janë të rralla ndaj nuk ka vend për panik dhe se 14-vjeçari ishte infektuar në mënyrë rastësore“.

“Nuk ka vend për alarm dhe as të vraponi për t’u vaksinuar. Por gjithkush është i lire të konsultohet me mjekun për këtë vaksinë. Tek adultët ne e rekomandojmë vetëm tek ata që kanë imunitet të dobët apo që duan të udhëtojnë drejt vendeve të Arabisë”, tha Çomo.

Shfaqja e rasteve me meningjit në qytetin e Durrësit, një në muajin dhjetor ku humbi jetën një 17 vjeçare, dhe rasti i fundit i 14-vjeçarit alarmoi komunitetin e prindërve në mënyrë të veçantë. Por ISHP thekson se nuk ka vatra të meningjitit në Durrës apo qytete të tjera dhe se rastet e prekura nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin./ Rilindje.info..

Previous Post Next Post