Humbi jetën në aks*ident, 20-vjeçarja vajzë e vetme, studente në Tiranë! (EMRI)


Çifti në foto, janë dy të rinjtë që u përfshinë në aksidentin tragjik orët e para të mëngjesit në Pishkash, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

20-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, pasi mjeti ku ajo po udhëtonte bashkë me të fejuarin, Zef Sinani u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, teksa po ktheheshin në shtëpi.


Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa 20-vjeçarja ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.


33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta. I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

“U arrestua Z. S., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Z. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia./L.F-dritare.net


Previous Post Next Post