Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu (me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 700-900 metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.
Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale. B.Curri do të jenë zonat më të ftohtë e vendit ku temperaturat të enjten do të zbresin deri në -9 gradë Celcius, siç mund ta shikoni në hartën më poshtë: