Nëna e Irsës akuza ndaj shkollës: Askush nuk na lajmëroi që ishte larguar nga mësimi, psikologia nuk e njihte... Do më mbetet peng, kush ma ka mërzitur kaq shumë vajzën!!!

Nëna e nxënëses 16-vjeçare që u vetëvra në Gjirokastër ka dhënë një tjetër dëshmi në emisionin “Opinion” për fatin tragjik të vajzës së saj. Mirela Muçollari, ka treguar se nga shkolla e vajzës nuk pati asnjë njoftim për faktin që Irsa ishte larguar nga mësimi. Po kështu gruaja tregon se nga biseda me psikologen, kjo e fundit i kishte thënë që nuk e njihte vajzën.

“Nuk na lajmërojë asnjë njeri për mungesat e saj në shkollë. Irsa është larguar duke qarë nga shkolla. Nuk e dimë shkakun përse është larguar nga shkolla. Ka qenë e mbushur brenda vetes së saj. Nuk e ka bërë kot këtë veprim. Mesazhe anonime na kanë thënë që Irsa ka qenë në orën e mësimit dhe ka ikur me lot në sy nga mësimi. Mua si nënën e saj nuk më ka marrë njeri në telefon të më tregonte që vajza iku. Do më mbetet peng, kush ma ka mërzitur kaq shumë vajzën? Kush ma vrau vajzën? Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit lart. Kam folur me psikologen dhe më ka thënë që nuk e njoh fare”, deklaroi Mirela e Muçollari, nëna e 16-vjeçares që studionte në gjimnazin “Siri Shapllo”.

Ajo pohoi se vajza nuk kishte lënë një letër për aktin e saj të rëndë, por janë gjetur disa shënime në anglisht në një fletore të cilën vajza e mbante si ditar. Në këto shënime 16-vjeçarja fliste për bullizmin. Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë, duke marrë dëshmitë edhe të shumë personave kryesisht në shkollën e vajzës...!!!

Previous Post Next Post