Ngrihet ALA*RMI i kuq/ Mbyllet kopështi, një fëmijë shfaqet i infek*tuar në qytetin!

Një rast i dizenterisë te një fëmijë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e institucioneve shëndetësore dhe Bashkisë Kurbin.

Fëmija i cili kishte shfaqur temperaturë për disa ditë është dërguar në QSUT, ku pas analizave është konfirmuar i prekur nga kjo sëmundje infektive.

Menjëherë pas njoftimit, autoritetet kanë ndërhyrë duke nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit nr.1. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza dhe ka nisur hetimet për të identifikuar burimin e infeksionit.

Për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe stafit, kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e rezultateve dhe marrjen e masave të nevojshme parandaluese...!!!

Previous Post Next Post