Rama: Do ndërtojmë dy spitale ultra modernë, nuk do çojmë askënd jashtë për operim!

“Të uroj që të fitosh! Spitale ke bere, po janë kot se korrupsioni aty vazhdon. Mua personalisht doktori te 21 dhjetori mi ka kërkuar vetë lekët dhe kam ngelur pa fjalë, pastaj tjetra marketet me gjëra të skaduara, zarzavatet, frutat na mbytën me pesticide për mua këto gjëra janë urgjente të ketë kontrolle”-shkruan komentuesi.

Kryeministri Rama: Po çfarë të them, si të them? “Spitale ke bërë, por janë kot”. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot?! 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë komplet nga e para me standarde më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000, një tmerr. Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtaraket me qime si letër zmeril. Banjot me ujë rrjedhje  në korridor gjithandej. Ilaçe, harroje. Pajisje për operacione ishin te shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimit, mysybet. Infeksionet post operatore më të lartat në Europë. Mjekët heronj, jepnin e merrnin si në luftë, në mes të Europës, shekulli 21. Autoambulancat, ndizeshin me të shtyra dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që I linin hapur ato telefonat, për të mos u përgjigjur, me atë telin varur. Nuk po flas për qendrat shëndetësore. Mesjetë e thellë. Katastrofë!

Previous Post Next Post