Rama “thumbon” SPAK-un: S’ka bir k*rve dhe bir nëne të thotë se!!!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë sa i përket mënyrës që zgjodhi për të pastruar zonën përreth Lanës.

Në fjalën e mbajtur para punonjësve të Bashkisë Tiranë, Rama u shpreh se është gati t’i dorëzohet drejtësisë nëse një gjë e tillë quhet “korrupsion”....

Kryeministri Rama tha se s’ka bir kurve dhe bir nëne të thotë se i kanë dhënë lekë.

“Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës.  Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë”, tha Rama!!!

Previous Post Next Post