Belinda Balluku jep lajmin historik për Shqipërinë Duke nisur nga data 2 prill do të ketë!

Zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku ka njoftuar se duke nisur që nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të kenë një linjë direkte mes fluturimeve të ndërsjellta.

Njoftimin ajo e ka dhënë në rrjete sociale ku shprehet se kjo linjë zgjeron mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e bërë kështu Shqipërinë një atraksion turistik interesant për Evropën....

Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjellta, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh.

Gjatë vizitës time në Izrael takova Dina Ben-Tal Ganancia, Drejtoren e Përgjithshme të kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL. Fluturimi inaugurues më 2 Prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe shoëbiz, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik, më interesant për Evropën’’, shprehet ajo!

Previous Post Next Post