DHI*MBJE E MADHE! Kush janë nënë e bir që ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në Elbasan!

jë aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, ku humbën jetën 55-vjeçarja Fatbardha Shahini dhe djali i saj, Klodian Shahini.

Nënë e bir po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz” kur u përplasën nga një furgon, i drejtuar nga 44-vjeçari Anesti Bufi. Përplasja ishte tepër e fortë, duke shkatërruar automjetin dhe bllokuar viktimat brenda tij. Fatkeqësisht, të dy humbën jetën në vend.

Nga aksidenti u plagosën edhe drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes!

Previous Post Next Post