Nuk ka më dyshime! Duke nisur nga sot e në vijim, të gjithë pensionistët do të mund të marrin shpërblimin e dytë, bonusin e pranverës bashkë me vlerën mujore të pensionit.
Rreth 511 mijë pensionistë do të marrin bonus 100 mijë lekë te vjetra, pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 200 mijë lekë/muaj, ndërsa pjesa tjetër që marrin mbi 200 mijë lekë/muaj do të marrin bonus 50 mijë lekë të vjetra.
Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave të kësaj qeverie. Bonusi është një pagesë jo e përhershme, që qeveria e jep për pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve dhe nevojat bazë të konsumit.
Sipas njoftimeve zyrtare, ky bonus do mund të tërhiqet deri më 30 shtator 2025, por pas këtij afati do të “digjet!!!
