Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Kullë-Manëz.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik ndërsa viktima është identifikuar si 30-vjeçari me iniciale S.A.
Drejtuesi i mjetit tip Opel Corsa është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes!