Noshja, gjyshja e vetmuar e fshatit Kotë ishte këtë të shtunë personazhi i “Real People” në Euronews Albania për të treguar për jetën e saj të cilën me batutë ajo e quan “telenovelë 3-vjeçare”.
Noshja është nënë e 11 fëmijëve, por në shtëpinë e saj ajo mund tu flasë vetëm fotografive pasi të gjithë fëmijët janë larguar. Ajo tha se jeta e saj ka qenë e vështirë, pasi 7 vite pas martesës kur ishte me dy fëmijë, burri i parë e la pasi vëllai i saj u arratis dhe tradhtoi vendin.
“U fejova, u martova 17-vjeçe. Vëllai im mbaroi ushtrinë, iku dhe tradhtoi vendin. Më ndau burri mua, se kishte vëllain kolonel. kunati i tha do mbash gruan apo vëllezërit, “do mbajë vëllezërit tha ai”. Ika unë më ndau. Kam ndejtur 7 vjet me të. Kisha dy fëmijë një vetëm 20 ditëshe e kisha. I mora dhe ata me vete te nëna”.
Ajo tha se pas asaj martese u martua sërish më vonë në fshatin Kotë, me një burrë te ve i cili kishte 4 fëmijë...
“U ndava pastaj më doli fati këtu. Këtij ia kishte vrarë gruan e parë vetëtima. Kishte katër fëmijë, dy i kisha unë edhe 5 i linda këtu, 11 fëmijë”,-tha Noshja!