Një sportiste shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Irlandë.
Viktima raportohet se është Anila Muça, (48 vjeç) nënë e dy fëmijëve, e cila u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ajo dhe dy miqtë e saj po vraponin në një park...
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës Blennerville, një rrugë e njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje në zonë. Anila Muça ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër të madh maratonash gjatë viteve të fundit.
“Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se mikesha e mirë Anila, ka ndërruar jetë pas një aksidenti. Lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për dy atletet e tjera që po vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht”, thuhet në reagim e klubit “Born to Run” ku Anila bënte pjesë!