
Pas takimit “katastrofë” me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Zelenskyy ka shkuar në Londër. Kryeministri Keir Starmer do ta presë atë në 10 Downing Street brenda një ore. Ai me siguri do të përsërisë mbështetjen e tij për kauzën ukrainase dhe do të diskutojë kushtet për një armëpushim në Ukrainë...
Ky takim vjen përpara një samiti të madh të organizuar nga Starmer në Londër nesër, ku liderët evropianë do të diskutojnë masat për të “siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë.
Starmer kontaktoi me shpejtësi si me Trump ashtu edhe me Zelenskyy pas përplasjes në Zyrën Ovale, duke siguruar presidentin ukrainas për “mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën”.
Më vonë këtë mbrëmje, Presidenti Zelenskyy do të takohet gjithashtu me mbretin Charles – një sinjal mbështetjeje nga monarku, ftesa për vizitën shtetërore të të cilit për Presidentin Trump u bë në fillim të kësaj jave kur Starmer u takua me Trump në Uashington....!!!!
Euronewsalbania