
Këngëtari Arjan Korkaj jeton në SHBA prej shumë vitesh. I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” nga Ermal Peçi në DritareTV, zoti Korkaj tregon për vështirësitë që has çdo emigrant në SHBA, pavarësisht profesionit, titullit që ka pasur në Shqipëri, duke e paralelizuar me situatën e Parashqevi Simakut, kryelajmin e ditëve të fundit. Zoti Korkaj thotë se Elton Ilirjani që e strehoi, e denigroi figurën e Parashqevi Simakut, duke bërë publike detaje që nuk duhej t’i nxirrte...
Parashqevi Simaku është një legjendë. Në vokal, në interpretim, Parashqevia nuk arrihet kurrë. Nuk ka lindur kush që ta zëvendësojë në Shqipëri. Të gjithë sajohemi në studio, por kur dalim live kemi CD-në nga mbrapa, por Parashqevia ishte këngëtare. Unë besoj që është një rrugëzgjidhje e saj personale që ka lënë muzikën....
Por mua më vjen keq që e katandisën kështu imazhin e saj. Të gjithë ndiejnë keqardhje për Parashqevinë. Fatkeqësisht atë po e përdorin. Dalin disa që i përulen në gjunjë, e puthin. Pse duhen bërë këto publike nëse ti do të bësh diçka për të? Të gjitha po bëhen për klikime. Ai e degjeneroi Parashqevinë. Kam frikë se ajo që bëri videon me buzëkuqin Dior është ajo zonja që bëri gati dhomën ku do rrinte Parashqevi Simaku. Mund të mos e bënte publike, sepse e denigroi fare imazhin e asaj legjende. Ajo nuk e ka idenë se çfarë po bën dhe për këtë jam i sigurt.”, tha...