
Ditën e djeshme, Elton Ilirjani bëri të ditur në rrjetet sociale se për t’i ardhur në ndihmë ikonës shqiptare, Parashqevi Simakut, ka hapur një fushatë në “GoFundMe”.
Fushata u hap nga llogaria e tij në emër të këngëtares, duke treguar edhe në përshkrim arsyen e këtij vendimi...
Mirëpo edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga hapja e kësaj fushate, shqiptarët kanë bërë mbi 500 donacione, të cilat në total arrijnë shifrën prej 36 mijë dollarësh....
Kjo fushatë ka edhe një objektiv për t’u arritur — shifrën e 1 milionë dollarëve
Ilirjani garantoi se çdo qindarkë do jetë transparente dhe do të përdoret pikërisht për t’i ardhur në ndihmë Simakut....