Rrjedha e llavës përparon në një vijë shumë të ngushtë dhe se është vetëm disa qindra metra e gjatë. Nuk ka ndonjë situatë për shqetësim dhe se zhvillimet po ndiqen me kujdes nga autoritetet

Vazhdon rrjedha e llavës që filloi më 8 shkurt në Etna, një nga vullkanet aktive në jug të Italisë, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka siguruar nga burimet lokale, llava vazhdon të rrjedhë nga çarja që u formua mbrëmjen e së shtunës në shpatin jugor të kraterit të quajtur "Bocca Nuova (Gojë e Re)" në Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë.
Sipas informacioneve të paraqitura në mediat italiane dhe që bazohen në Institutin Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) të Catania-s, thuhet se në parametrat e vullkanit nuk është regjistruar ndonjë ndryshim i veçantë.
Aktivitetet vullkanike në Etna janë normale dhe se kjo situatë e fundit ishte shenjë që Etna aktualisht nuk po lëshon më shumë energji sesa një vullkan aktiv vazhdimisht, thuhet në lajme.
Më tej theksohet se rrjedha e llavës përparon në një vijë shumë të ngushtë dhe se është vetëm disa qindra metra e gjatë. Nuk ka ndonjë situatë për shqetësim dhe se zhvillimet po ndiqen me kujdes nga autoritetet.
Në muajt e verës së vitit 2024 në vullkanin Etna në ishullin e Siçilisë i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale u shënuan aktivitete vullkanike të tilla si shpërthime të fuqishme të hirit dhe llavës..!!!