“Paga marramendëse!”/ 2 mijë vende të lira! Kush është puna më e lakmuar në Shqipëri!!

Një në dy vende të lira pune sot është në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Në prag të kulmit të sezonit turistik veror, baret, restorantet apo hotelet në vend po vuajnë sa për kamerier, banakier, kuzhinier, sanitare, aq edhe për shoferë, guida, ciceronë e menaxherë. Janë rreth 2 mijë vende të lira në prag të sezonit masiv veror.

Bëhet fjalë për stafin e kuzhinës kryesisht. I gjithë jugu është në kërkim. Paguhen me paga marramendëse”, shprehet Kujtim Dervishi nga shoqata e restoranteve dhe bujtinave.

Sfida më e madhe e këtij sezoni për operatorët turistikë është ofrimi i një shërbimi cilësor, i cili është nën presionin e mungesës së punonjësve./ Rilindje.info

Previous Post Next Post